Aktakuza e re ndaj Thaçit, sot konferenca mbi ecurinë e çështjes
Aktuale
December 17, 2024 - 08:02
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes në rastin e aktakuzës së re që është ngritur ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.
Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit të vendit Hashim Thaçit, pasi dyshohet se ai bashkë me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun e Hajredin Kuçin, ndikuan në dëshmitarë.
Kujtojmë se tri herë të tjera Thaçi ishte ngritur dhe ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.