Nënshkrimi me prodhuesin turk, Maqedonci: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kryeministri Albin Kurti ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes “Makine ve Kimya Endüstrisi” për funksionalizimin e fabrikës së municioneve në Kosovë, e cila do të prodhojë kalibra të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s.
Lidhur me këtë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni ka thënë se është hapi i radhës në rrugën që Kosova të bëhet industri e mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë hap, ministri shton se kontribuon në paqe të Kosovës, rajonale e më gjerë.
“Edhe një hap i radhës, në rrugën tonë që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes. Për mbrojtjen e Kosovës dhe sigurinë e saj. Hap që rrit sigurinë tonë e kontribuon edhe në paqen rajonale e më gjerë! Vazhdojmë me punë të mbara!”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.