Për dhjetë muaj në Kosovë lindën mbi 22 mijë fëmijë, kryeson gjinia mashkullore
Nga janari deri në tetor të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 22,418 lindje, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Meshkujt vazhdojnë të kryesojnë me numër, pasi gjatë kësaj periudhe kanë lindur 11,651 djem dhe 10,767 vajza.
Vetëm në muajin tetor janë regjistruar 2,367 lindje, nga të cilat 1,212 janë meshkuj dhe 1,155 femra.
Ky numër është pothuajse i barabartë me atë të muajit shtator, kur lindën 2,370 fëmijë (1,251 meshkuj dhe 1,119 femra).
Në muajin gusht janë regjistruar 2,346 lindje, ndërsa në korrik ky numër ka qenë më i lartë, me 2,442 lindje. Në qershor janë regjistruar 2,370 lindje, në maj 2,300 dhe në prill 2,036.
Muajt e parë të vitit kanë pasur një ritëm pak më të ulët: në mars lindën 2,042 fëmijë, në shkurt 1,929, dhe në janar 2,216 fëmijë.
Këto statistika reflektojnë trendin e lindjeve në Kosovë për vitin 2024 dhe ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve demografike në vend.