Rruga Prishtinë - Pejë bllokohet përkohësisht gjatë ditës së mërkurë
Aktuale
December 16, 2024 - 15:53
Rruga magjistrale Prishtinë - Pejë, në segmentin Kijevë - Dollc, do të bllokohet përkohësisht ditën e mërkurë, për shkak të punimeve që përfshijnë minimimin e pestë të masave shkëmbore në këtë zonë.
Sipas njoftimit, qarkullimi i trafikut do të ndërpritet plotësisht në segmentin nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Ndërprerja do të zgjasë nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Autoritetet përgjegjëse kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe dhe falënderojnë për bashkëpunimin.