KQZ-ja mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës

Aktuale December 16, 2024 - 15:48

Çdo votues i cili dëshiron të caktojë qendrën e tij të votimit sa më afër vendbanimit të tij, do të mund ta bëjë këtë me anë të telefonit.

Mundësia për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës ofrohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025, e përveç kësaj platforme, KQZ mundëson ndërrimin e Qendrës së Votimit edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse të votuesit.

Ndërkaq,  afati i fundit për të bërë këto ndryshime është data 26 dhjetor 2024.

Ndryshe, nga 29 gushti e deri më tani, më shumë se 4 mijë votues kanë ndërruar qendrën e tyre të votimit vetëm përmes kësaj platforme elektronike, ndërkaq rreth 700 përmes ndonjërit nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve. /Telegrafi/