FSK-ja mban ligjëratë me nxënës për rrezikun nga mjetet piroteknike
Aktuale
December 16, 2024 - 14:53
Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit po mban ligjërata rreth “Rrezikut nga mjetet piroteknike” me nxënës të Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.
Ekipet trajnuese të Çminimit të FSK-së, sipas një njoftimi, kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike gjatë përdorimit të tyre, veçanërisht tani në prag të festave të fundvitit.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha fushat, me këtë rast kërkon bashkëpunim me prindërit, në mënyrë që të zvogëlojmë incidentet që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të këtyre mjeteve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.