Kadrijaj: Kurti s’është mbi ligjin, për shkak të numrave kanë menduar të bëjnë gjithçka
Foto: Laura Hasani

Kadrijaj: Kurti s’është mbi ligjin, për shkak të numrave kanë menduar të bëjnë gjithçka

Aktuale December 16, 2024 - 13:44

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se kryeministri Kurti nuk është mbi ligjin dhe është dashur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale.

Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Kadrijaj ka thënë se edhe deputetët u janë përgjigjur ftesave të tilla kur janë ftuar për hedhje të gazit lotsjellës.

“Ajo çka është shqetësuese është se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha, por në fakt s’ka mbajtur asgjë. Njëra prej tyre është sulmi ndaj mediave, sulm që po u bëhet gjykatave dhe në fund duhet me thënë se askush nuk është mbi ligjin. Vendimi të mos paraqitet nuk qëndron, sepse edhe ne deputetë kemi qenë dhe ne kemi pas ftesa nga gjykata për shkak të gazit lotsjellës dhe u kemi përgjigjur. Meqenëse e kanë shumicën absolute të votave, munden me bo gjithçka”, u shpreh ajo. /eo