Aivo Orav takohet me Pecin, diskutojnë për bujqësinë e zhvillimin rural
Aktuale
December 16, 2024 - 12:56
Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, e nisi javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin.
Oravi përmes një postimi në platformën “X”, ish-Twitter, bëri të ditur se me Pecin kanë shkëmbyer mendime mbi bujqësinë e zhvillimin rural.
“Fillova javën me një takim me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Kemi shkëmbyer mendime mbi bujqësinë, zhvillimin rural, sigurinë ushqimore dhe politikat veterinare dhe fitosanitare – fusha që janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, shkroi Oravi në platformën "X".