Të premten seanca e dy kuvendeve Kosovë - Shqipëri
Foto: Laura Hasani

Të premten seanca e dy kuvendeve Kosovë - Shqipëri

Aktuale December 16, 2024 - 12:30

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të premten të mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo mbledhje është vendosur që seanca të mbahet më 20 dhjetor, në orën 10:00.

“U njoftuam për takimin dhe u mor vendimi që seanca të mbahet më 20 dhjetor, në orën 10:00. Adresim do të kenë dy kryetarët e Kuvendit, kryeministrat dhe kryetarët e grupeve parlamentare. Ka qenë e nevojshme mbajtja e seancës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe këtu ka pasur zotim nga shefat e grupeve parlamentare për pjesëmarrje por që në seancë nuk kanë marr pjesë deputetët në seancë”, tha ajo.

“Nga Kuvendi i Shqipërisë të pranishëm do të jenë 60 deputetë për shkak të kushteve të pamjaftueshme dhe i takon Kuvendit të Kosovës që ta bëjë përgatitjen sipas aspektit logjistik dhe do të përdorën e hapësira të tjera. Do të mundohemi t’i krijojmë kushtet”, tha Kusari-Lila. /eo