Gashi: Kurti po sinjalizon qytetarët se mund t’i anashkalojnë ftesat e Prokurorisë
Aktuale
December 16, 2024 - 12:18
Shefi i deputetëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se mospërgjigjja e kryeministrit Albin Kurti në ftesën e Prokurorisë Speciale “sinjalizon qytetarët se mund ta anashkalojnë ftesën e Prokurorisë”.
“Sinjali që dërgohet me mospjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti në PSRK është i gabuar dhe sinjali që u dërgohet qytetarëve është se mund ta anashkalojnë ftesën e Prokurorisë”, tha Gashi, teksa foli edhe për ftesën që u ka bërë prokurorëve për takim në zyrën e tij.
“Ende më keq që të thirret prokurori dhe sjellja e ekzekutivit mbi Prokurorinë është e gabuar dhe nënkupton vlerësimin e tij mbi gjyqësorin. Nëse vlerëson se duhet të kemi drejtësi, atëherë duhet t’u përgjigjet ftesave”, tha ai para mediave. /eo