Roth: Solidarizohem me studentët që po e luftojnë autokracinë në Serbi
Aktuale
December 16, 2024 - 11:57
Kryetari i Komisionit për Çështje të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, ka shprehur solidaritetin e tij me protesta masive të studentëve në Serbi, që janë ngritur kundër pushtetit të Vuçiqit.
“Ka shpresë edhe për Serbinë. Dhjetëra mijëra studentë po luftojnë kundër autokracisë së Vuçiqit dhe po demonstrojnë për vlerat evropiane. Solidariteti im i plotë me të gjithë serbët e përkushtuar për liri dhe demokraci”, shkroi Rothi, që ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë.