Meloni nuk tërhiqet: Nuk do ta ndalim projektin për emigrantët me Shqipërinë

Meloni nuk tërhiqet: Nuk do ta ndalim projektin për emigrantët me Shqipërinë

Aktuale December 15, 2024 - 19:59

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se nuk do të ndalet së zbatuari marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Përtej kundërshtimeve nga partitë opozitare dhe vendimet e Gjykatës së Romës, Meloni thotë se ky projekt do të vijojë.

Ajo e sheh këtë si një angazhim kundër mafies, duke kërkuar nga i gjithë shteti dhe qytetarët t’i bashkohen kësaj beteje, shkruan A2.

“Ky protokoll është iniciativa më e frikësuar nga trafikantët e qenieve njerëzore. Ne nuk do ta ndalim këtë projekt, do të ishte një favor për kriminelët dhe ne nuk u bëjmë asnjë nder kriminelëve. Nuk jam unë armiku. Unë jam një person i denjë dhe do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që krimi i organizuar të çrrënjoset nga institucionet tona” – ka deklaruar Meloni./A2 CNN