Më 20 dhjetor mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kosovës
Aktuale
December 14, 2024 - 09:48
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 Dhjetor.
Takimi do të zhvillohet në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Në datën 20 dhjetor, ora 11:00, në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, gjatë ditës së sotme, do t’ju informojmë për axhendën dhe detajet”, njoftoi Kuvendi i Shqipërisë.
Kujtojmë se dy kuvendet janë mbledhur së bashku edhe njëherë më 27 Nëntor 2022 me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.