Kurti, kroatëve: Në Varagë, terroristët i shënjestruan civilët

Kurti, kroatëve: Në Varagë, terroristët i shënjestruan civilët

Aktuale December 13, 2024 - 21:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten shkoi për vizitë në Zagreb, Kroaci. Atij iu rezervua pritje mes tjerash nga homologu kroat, Andej Plenkoviq.

Dy shefat qeveritarë thonë se aleanca mes dy republikave ballkanase është e fortë për siguri, paqe e integrime euro-atlantike. Përderisa u nënshkruan gjashtë ujdi mes tyre, raporton Klan Kosova.

Një top temë e diskutimeve ishte dhe siguria në Kosovë e rajon. Para dy jave (29 nëntor 2024), një sulm terrorist në kanalin e ujit “Ibër-Lepenc” në Zubin Potok.

Kurti thotë se kësaj radhe në shënjestër ishte popullsia civile dhe se hetimet janë duke u zhvilluar, ku ka të arrestuar e janë bërë konfiskime të armatimit, municionit e emblemave të ndryshme ushtarake.

Sipas tij, Kosova është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me shtetin fqinj verior, Serbinë, duke zbatuar ujdinë Bruksel-Ohër, me njohje Dd-facto. Por sipas Kurtit, problemi qëndron në Beograd.

Nga ana e tij, Plenkoviq tha se po presin hetimet e autoriteteve kosovare për sulmin-terrorist në Ibër-Lepenc, duke thënë se mysafiri u prezantoi informacione për këtë rast, në hetimin e të cilit Kosova i ka përfshirë edhe ndërkombëtarët.

Kryeministri kroat thirri për dialog Kosovë-Serbi, që duhet të finalizohet me njohje të ndërsjellë.

Plenkoviq ka shtuar se Kroacia mbetet përkrahëse e pa rezervë e rrugës euro-atlantike të Kosovës, sidomos në hyrjen e saj në Këshill të Evropës, si fillim.