Përfundon Java Kundër Korrupsionit 2024

Përfundon Java Kundër Korrupsionit 2024

Aktuale December 13, 2024 - 20:59

Java Kundër Korrupsionit 2024 përfundoi sot, nën moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”. Instituti i Kosovës për Drejtësi, Iniciativa për Progres dhe Lëvizja FOL organizuan këtë aktivitet tradicional të koalicionit të organizatave të shoqërisë civile. Java u mbajt nga 9 dhjetor, datë kjo që shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe zgjati deri më 13 dhjetor 2024.

Gjatë kësaj jave, koalicioni i OJQ-ve publikoi raporte dhe organizoi aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Gjatë kësaj jave, u mbajtën tryeza të diskutimit dhe konferenca ku u publikuan disa raporte të rëndësishme që trajtojnë çështje kyçe të korrupsionit dhe transparencës në Kosovë.

Në publikimin e raporteve gjatë kesaj jave morrën pjesë shumë akterë institucional, duke përfshirë Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, zyrtarë të sistemit të drejtësisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të tjera. Të njëjtit kontribouan në diskutime duke dhënë përspektiven e tyre për temat e caktuara.

Duke shpresuar se analizat dhe rekomandimet e detajuara të raporteve që janë publikuar gjatë kësaj jave do të merren seriozisht nga institucionet përkatëse, mbetet thelbësore që ato të pasqyrohen në punën e përditshme të institucioneve publike. Vetëm nëpërmjet përkushtimit dhe zbatimit konkret të këtyre masave, mund të arrihet frenimi efektiv i korrupsionit dhe ndërtimi i një qeverisjeje më të drejtë dhe transparente.

Raportet e publikuara nga koalicioni i OJQ-ve gjatë Javës kundër Korrupsion 2024 mund të lexohen nga vegzat e mëposhtme:

Dështimi i reformës në drejtësi

Dimensioni gjinor i korrupsionit

Mos efikasiteti i hetimit parlamentar

Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar

Si duket korporatizmi dhe pandëshkueshmëria në sistemin prokurorial?

Politikat ndëshkimore në “krimet speciale”

#BashkëKundërKorrupsionit

Java Kundër Korrupsion u organizua falë mbështetjes së Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL).