Ish-deputetja shqiptare komenton vizitën e Kurtit: Kroacia mund ta mbështes Kosovën në rrugën evropiane
Ish-deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka deklaruar se Kosova mund të përfitojë shumë nga bashkëpunimi me Kroacinë.
Lekaj-Prljaskaj përmendi marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 për integrimet evropiane të Kosovës, e cila lejon Kroacinë të ofrojë mbështetje teknike për proceset integruese.
Ajo theksoi se së shpejti pritet të formohen dy komisione që do të fillojnë punën për zbatimin konkret të bashkëpunimit.
“Kosova mund të përfitojë shumë nga Kroacia. Sepse është gjetur edhe një marrëveshje e cila është nënshkruar në vitin 2015 për integrimet evropiane të Kosovës. Ku Kroacia mund të ofrojë një mbështetje teknike. Dhe sot u bisedua që së shpejti të formohen dy komisione dhe të ia fillojnë më punën tyre. Njëjtë edhe kryeministri kroat tha që Kroacia është e hapur për tregun e Kosovës, mirëpo edhe tregu kroat është i hapur për bizneset e Kosovës”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.
Në kuadër të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kroaci, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq e priti atë me nderime të larta shtetërore.
Dy liderët zhvilluan një takim të përbashkët ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. /dukagjini