Mustafa: Martin Berishaj financuesi i VV-së tregtar i energjisë, qeveria paguan me taksa tona
Foto: Laura Hasani

Mustafa: Martin Berishaj financuesi i VV-së tregtar i energjisë, qeveria paguan me taksa tona

Aktuale December 13, 2024 - 16:53

KESCO ka njoftuar se për sot dhe një pjesë të ditës së nesërme kanë importuar energji elektrike mbi 3.5 milionë euro. Sipas tyre kjo ka ndodhur për shkak të zvogëlimit të prodhimit “në mënyrë të papritur” nga prodhuesi vendor.

Pas këtij lajmi ka reaguar Besian Mustafa nga LDK ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka lidhur këtë lajm me ambasadorin Martin Berishaj, i cili dyshohet se është i përfshirë në një skandal financiar.

“3.5 milionë euro import i energjisë për 1 ditë! Martin Berishaj, tregtari i energjisë, financuesi i VV-së. Zgjedhjet tash, ju duhen , i paguan qeveria me taksat e popullit.”, shkruan Mustafa.