Misioni i SHBA-së: Prioritet yni dhe i NATO-s është një Ballkan i sigurt dhe i qëndrueshëm
Misioni i ShBA-së në NATO ka bërë të ditur se këtë javë i kanë pritur gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor në selinë e aleancës atlantike në Bruksel.
Në një postim në platformën X, ky mision thotë se prioritet i NATO-së dhe ShBA-së ëshët që Ballkani të jetë një rajon i sigurt dhe i qëndrueshëm.
“Këtë javë, ne pritëm gjashtë ekspertë të rinj të Ballkanit Perëndimor për një vizitë në selinë e NATO-s, duke theksuar dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor”.
“Vizita theksoi: Angazhimi i të rinjve, paqja dhe siguria rajonale dhe Kundër ndikimit malinj, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë”, thuhet në platformë.
Në selinë qendrore, grupi u takua me zyrtarë të lartë, paraqiti rekomandimet e tyre të politikave dhe shkëmbyen ide mbi hapat jetikë të nevojshëm për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin transatlantik.