Takimet vijojnë – Osmani në ShBA takohet edhe me kongresistin Palmer
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar takimet e saj të rëndësishme në Uashington D.C.
Ajo është takuar me kongresistin Gary Palmer, ku së bashku diskutuan për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe përtej.
“Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që na ka përkrahur në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë”, ka shkruar ndër të tjera e para e vendit në Facebook.
“Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”.