Kongresisti amerikan i konfirmon Osmanit përkushtimin për bashkëpunim

Kongresisti amerikan i konfirmon Osmanit përkushtimin për bashkëpunim

Aktuale December 12, 2024 - 17:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me kongresistin republikan Pete Sessions.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pas takimit të para disa muajve më parë në Teksas me kongresistin republikan Pete Sessions, vijuam me një takim e diskutim shumë të mirë edhe në Washington D.C”.

“Kongresisti Sessions, një mik i shqiptarëve në Teksas e jo vetëm, konfirmoi përkushtimin e plotë për bashkëpunim të rregullt në dobi të paqes e sigurisë së shtuar, gjithnjë duke luftuar e parandaluar përpjekjet e akterëve malinj për më shumë kaos dhe jostabilitet”, ka shkruar Osmani.