KRU “Prishtina” me thirrje për qytetarët: Paguani sa më shpejt faturat e ujit
Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që të mbyllin obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.
Postimi i plotë:
Përmbyllni obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit!
Të nderuar konsumatorë të KRU “Prishtina”
Fillimisht ju falënderojmë për pagesa të shërbimeve të ujit.
Jemi në përmbyllje të vitit 2024, me suksese e sfida të mëdha që e përcollën vazhdimisht.
Sukseset e kompanisë janë vazhdimisht në arritje të pikës më të lartë ndonjëherë.
Kërkojmë nga secili prej jush që në afat 1 javor të përmbyllni obligimet tuaja financiare për shërbime të ujësjellësit, me ç’rast çdo pagesë që ju e realizoni rikthehet në investime për një infrastrukturë ujore më funksionale.
Paguani faturat e ujit!
P.S. Paguani sa më shpejt faturat e ujit, për një fundvit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.