Lista e PDK-së fillon me Bedri Hamzën dhe përfundon me Ilirik Musliun
Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Lista e publikuar mbrëmë fillon me kandidatin për kryeministër Bedri Hamzën me numër 1 dhe përfundon me nënkryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë dhe njëkohësisht edhe ish-drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë Ilirik Musliun, me numër 11O.
Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës që Bedri Hamza t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë është një zotim për ta çuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.
Në anën e kundërt të listës, me numrin unik 11O, Ilirik Musliu simbolizon synimin e partisë për zhvillim dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve në vend.
Nga numri 1 deri në numrin 11O, lista e kandidatëve të PDK-së paraqet një gamë të gjerë personalitetesh, duke përfshirë të gjitha moshat, profesionet dhe rajonet. Diplomatët, profesorët, mjekët, ndërmarrësit, ekonomistë, gratë e të rinjtë, reflektojnë zotimin e partisë për të përfaqësuar çdo cep të Kosovës.