Djali i Shkurte Fejzës kandidat për deputet, tregon se çka i tha nëna kur ai mori këtë vendim

Djali i Shkurte Fejzës kandidat për deputet, tregon se çka i tha nëna kur ai mori këtë vendim

Aktuale December 12, 2024 - 09:34

Arbër Behluli, i cili do të garojë në listën e PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, sot në “Ora 7” në Klan Kosova u shpreh se ky vendim i tij ka qenë i mbështetur nga familja.

Arbëri është djali i këngëtares së njohur Shkurte Fejza, për të cilën ai tha se fillimisht vendimi i tij për të garuar në zgjedhje i është dukur interesant.

Madje ai ka ndarë edhe disa fjalë që ia ka thënë nëna e tij.

“Për mua është emocion i veçantë. Është hera e parë që ekspozohem edhe ndaj mediave, por për të qenë pjesë e kësaj gare dhe bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës, ka qenë një vendim imi, i mbështetur edhe nga familja, por edhe për mua një nder dhe një veçanti në vete”.

“Nënës fillimisht i erdhi pak interesant, se unë kam qenë më pak i ekspozuari nga familja, ndaj jetës publike. Ajo fillimisht tha se në as foto në Facebook nuk kemi publikuar moti bashkë, duke e ruajtur privatësinë, tash në politikë. Por, përndryshe e kanë pritur mirë, me një emocion, një mbështetje të plotë nga nëna, babai, motrave, bashkëshortes dhe gjithë familjes”, u shpreh ai.