10 subjekte politike aplikuan për certifikim, afati skadon sot në orën 16:00
Foto: Laura Hasani

10 subjekte politike aplikuan për certifikim, afati skadon sot në orën 16:00

Aktuale December 11, 2024 - 15:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme se këtë të mërkurë, në orën 16:00, përfundon afati për aplikim të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.

Deri në këtë kohë subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve që do të garojnë për ulësen e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Besnik Buzhala, ka thënë se prej datës 1 shtator 2024, deri më tani, aplikimin për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve e kanë përfunduar dhjetë subjekte politike.

Sipas EO-së, Buzhala përmendi edhe subjektet që deri më tani janë certifikuar:

1. Subjekti politik i regjistruar JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA JGP (datë 09.12.2024) me gjithsej: njëzet e nëntë (29) kandidatë;

2. Subjekti politik i regjistruar Partia e Ashkalinjve për Integrim PAI (datë 10.12.2024) me gjithsej tridhjetë e pesë (35) kandidatë;

3. Subjekti politik i regjistruar Srpska demokratija (datë 10.12.2024) me gjithsej: trembëdhjetë (13) kandidatë;

4. Iniciativa qytetare Gradjanska Inicijativa Narodna Pravda (datë 10.12.2024) me gjithsej: dhjetë (10) kandidatë;

5. Iniciativa qytetare Opre Roma Kosova (datë 10.12.2024) me gjithsej dymbëdhjetë (12) kandidatë;

6. Subjekti politik i regjistruar Za Slobodu Pravdu i Opstanak (datë 10.12.2024) me gjithsej: dymbëdhjetë (12) kandidatë;

7. Subjekti politik i regjistruar Yenilikçi Türk Hareket Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsej: njëzet e pesë (25) kandidatë;

8. Subjekti politik i regjistruar Partija kosovskih Srba (datë 11.12.2024) me gjithsej: nëntë (9) kandidatë;

9. Subjekti politik kandidat i pavarur Fatmir Byqyqi.

10. Subjekti politik i regjistruar Kosova Demokratëk Türk Partisi (datë 11.12.2024) me gjithsej njëzet e pesë (25) kandidatë.