Ushtarët shqiptarë, patrullojnë nëpër Istog
Aktuale
December 10, 2024 - 23:16
Një grup ushtarësh shqiptarë, që janë pjesë e KFOR-it, kanë bërë patrullime gjatë ditës së sotme në komunën e Istogut.
Kështu ka njoftuar KFOR-i.
“Ushtarët shqiptarë nga Batalioni Kinetik të caktuar në Komandën Rajonale Perëndim të misionit KFOR të NATO-s zhvilluan patrullime të motorizuara në komunën e Istogut”, u tha në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.