Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

Aktuale December 09, 2024 - 21:44

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikujtuar historinë e anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, ndodhur sot – dhjetë vite më parë, në ditën e fundit të tij si ministër.

“Sot, dhjetë vjet më parë, në ditën time të fundit si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, realizova një ëndërr që më kishte udhëhequr gjatë gjithë misionit tim në këtë detyrë: anëtarësimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ky moment, përjetësisht, do të mbetet një nga arritjet më të veçanta dhe sukseset më të dashura në jetën time”, shkruan Krasniqi, krahas postimit në Facebook.

“Sigurisht, ky qëllim i madh nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e miqve të mi të përkushtuar në sport: Besim Hasanit, Driton Kukës, Majlinda Kelmendit dhe gjithë punonjësve e gazetarëve sportiv, të cilët me përkushtim të pashoq kontribuan për këtë ditë historike”, shprehet ai.

Postimi i plotë: