Vuçiqi nga Zvicra me deklarata kërcënuese: Sa të jem unë s’ka asgjë nga Kosova dhe Vojvodina e pavarur
Aleksandar Vuciq ka deklaruar edhe një herë se sa të jetë ai president i Serbisë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Këto deklarata populiste ai i dha nga Cyrihy. Madje tha Vojvodina e pavarur është veç një ëndërr e disa individëve.
Ai këto deklarata i dha ani pse vazhdimisht thotë se Serbia po “punon për paqe”.
Vuciqi u tall edhe me ata që po protestojnë tash e sa ditë në Serbi duke kërkuar përgjegjësinë për tragjedinë që ndodhi në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 serbë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë në Cyrih se derisa është president Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe as nuk do të heqë dorë nga politika e “neutralitetit ushtarak”.
“Përderisa unë jam president i Serbisë, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të jetë ushtarakisht neutrale”, tha Vuçiqi në përgjigje të pyetjes së një gazetari për gjoja “non-paper”-in, i cili ndër të tjera nënkupton se Beogradi njeh pavarësinë e Kosovës.
“Nuk ka asgjë në ëndrrat që kanë individët për një Vojvodinë të pavarur”, tha presidenti serb.
Duke folur për protestat në Beograd, Vuçiqi deklaroi se nuk e sheh kuptimin të komentohet çdo ditë për “bullizmin e dikujt” dhe se individët që udhëheqin protestat po debatojnë me veten e tyre, gjë që, sipas tij, “i çon në vetëvrasje politike”.
“Të njëjtët njerëz – përtacët ngacmojnë të tjerët. Dhe çfarë arritën, përveçse ngacmuan mbarë kombin. Besoni se po vrasin veten, me ta mbeten vetëm ekstremistët”, tha Vuçiqi.