Presidentja Osmani nuk përjashton sulme të reja
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish ca ki ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me partnerët ndërkombëtarë po punohet drejt parandalimit të sulmeve të mundshme, dhe atë jo vetëm në veri.
“Ne i kemi institucionet tona të cilat po bëjnë punë shumë profesionale dhe njëkohësisht bashkëpunojnë edhe me shtetet partnere në mënyrë që në analizën tonë drejt parandalimit të sulmeve të reja, ti marrim parasysh të gjitha rrethanat dhe në këtë aspekt është e domosdoshme që përtej mbrojtjes së infrastrukturës kritike në çdo cep të Kosovës, të fokusohemi në çdo lloj skenari i cili është i mundshëm”, dekalroi presidentja Osmani.
Për dëshmitë rreth involvimit të Serbisë në sulmet e fundit në vend ajo infrmoi bashkëbiseduesit e saj në Bruksel.
Gjatë ditës u takua me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa si dhe presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Presidentja Osmani konsideron se mungesa e kërkimit të llogaridhënies nga ana e bashkësisë ndërkombetare për veprimet e Serbisë, kanë bërë që të inkurajohet Beogradi zyrtar dhe të vazhdoj me sulme.
“Fakti që nuk ka pasur farë përgjegjësi për Serbinë, as për shtatorin 2023 as për sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në maj të 2023-tës, as për kidnapimin e policëve të Kosovës në qershor 2023, as për barrikadë pas barrikade që ata kanë ndërtuar ilegalisht në veriun e Kosovës dhe krimet që kanë kryer jo vetëm ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj rregullimit tonë kushtetues, por edhe ndaj vet serbëve që jetojnë në veri, kjo ka qenë një inkurajim i vazhdueshëm për grupet kriminale dhe vet Serbinë që të mendojnë se si ta sulmojnë Kosovën por edhe stabilitetin rajonal”, tha Osmani.
Një ditë më herët për të njejtën temë, presidetja e vendit bisedoi edhe me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Ajo do kthehet sërish në kryeqendrën evropiane kur më 18 dhjketor mbahet samiti i ldierëve të shteeve anëtare të Bashkimit Evropain me ata të Ballkanit perëndimor. /RTK