Vazhdon shtrimi i rrugëve me kubëza betoni në qendër të Mitrovicës Veriore
Aktuale
December 04, 2024 - 19:59
Është duke vazhduar shtrimi i rrugëve me kubëza betoni në qendër të Mitrovicës Veriore.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se ky investim ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, shkruan Telegrafi.
“Ky projekt kontribuon në lehtësimin e lëvizjes së këmbësorëve, duke ofruar një sipërfaqe të qëndrueshme, të sigurt dhe funksionale”, ka thënë Atiq.
Ai ka thënë se kubëzat e betonit janë zgjidhje efektive për përmirësimin e pamjes urbane.
“Kubëzat e betonit janë një zgjidhje efektive për menaxhimin e ujërave të shiut dhe përmirësimin e pamjes urbane, duke kontribuar në modernizimin e mëtejshëm të qytetit”, ka thënë tutje ai.