Në 26-vjetorin e rënies, nderohet Mervete Maksutaj

Në 26-vjetorin e rënies, nderohet Mervete Maksutaj

Aktuale December 04, 2024 - 17:52

Në 26 vjetorin e rënies heroike të Myrvete Maksutajn, sot në vendin e rënies në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, ku edhe ndodhet përmendorja e saj, kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha me bashkëpunëtorë partiak nga dega dhe niveli qendror, kanë zhvilluar homazhe dhe nderime, në kujtim të veprës madhore të saj.

Së bashku me Ali Berishën në homazhe është parë edhe Drejtori i këtij Spitali Dr. Fazli Shala.

Image

Veprës së Mervete Maksutajt i dhanë nderim edhe Ushatrët e Kosovës.

Homazhet pranë përmendores së Mervete Maksutaj/ Foto nga Ali Berisha facebook

‘Shumë e re shkove në përjetësi. Për lirinë, për shokët, për idealin heroikisht ke rënë dëshmore. U bëtë frymëzim për shumë bashkëmoshatar. Sot në kujtim dhe nderim të jetës dhe veprës së heroinës Mervete Maksutaj. Lavdi jetës dhe rënies heroike të Mervete Maksutaj! Lavdi dëshmorëve të kombit!’-ka shkruar Ali Berisha me këtë rast.

Ndryshe, më 4 dhjetor të vitit 1998, Mervete Maksutaj u vrarë në aksion dhe Besnik Shala që fatmirësisht do shpëtonte, kishin ndërmarrë operacion shpëtimi fizik, të ushtarit të plagosur Naim Lushi.

Aksioni i UÇK-së bëri jehonë në mbarë Kosovën ndërsa mbolli tmerrin tek forcat serbe në qytetin e Pejës. /Telegrafi/