Zgjedhjet e 9 shkurtit, LVV-ja i shpall zgjedhjet e brendshme rreth kandidatit për kryeministër
Aktuale
December 04, 2024 - 16:16
Lëvizja Vetëvendosje i ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për kryeministër për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se kandidaturat mund të shpallen nga sot 4 dhjetor deri më 8 dhjetor.
“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje, përkitazi me kriteret e përcaktuara statutore, duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues nga data 4.12.2024 deri me datë 8.12.2024 pranë KZP (Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm)”, thuhet në njoftimin e LVV-së.