Jasharaj: Ministri Murati, ndër më të dalluarit në luftën kundër SBASHK-ut
Ministrin e Financave Hekuran Muratin kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj e ka quajtur si kundërshtuesin më të madh ndaj SBASHK-ut.
Jasharaj para protestuesve të SBASHK-ut para Ministrisë së Arsimit tha se ministri Murati madje dikur i kishte kërcënuar edhe me ndalje të pagës.
“Nga më të dalluarit në luftën e humbur kundër SBASHK-ut dhe punëtorëve arsimorë është ministri Murati, i cili dikur na u kërcënua edhe me ndalje të pagës. Ai me rritjen ironike të pagës prej 28 eurove dëshiron që punëtorët e arsimit t’i vërë në situatë që të luftojnë për të siguruar pak bukë dhe të ndihen të varfër e të heshtin, por punëtorët e arsimit janë plot dinjitet dhe janë krenarë se kanë kryer e po kryejnë misionin e shenjtë për arsimimin dhe edukimin e brezave”, u shpreh Jasharaj.