Fillojnë punimet në rrugën “2 Maji” në Vushtrri, dy milionë euro investim dhe do të shmangen vërshimet
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi ka marrë pjesë në fillimet e punimeve në rrugën në rrugën “2 Maji”, një ndër investimet më të rëndësishme infrastrukturore të kësaj zone.
Idrizi tha se ky projekt kap vlerën e mbi 2 milionë e 500 mijë eurove dhe se është një projekt i kompletuar me të gjithë infrastrukturën.
Ai shtoi se projekti do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët e zonës, duke kontribuuar gjithashtu në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit.
“Sot filluam realizimin e projektit të rrugës ‘2 Maji’, që është një projekt i kompletuar, i cili përfshinë infrastrukturën rrugore, rregullimin e shtrati të lumit, ujerat atmosferike, ujërat fekale, është komplet projekti me gjatësi diku 2800 metra dhe vlera e projektit e kap shumë 2 milionë e 500 mijë euro. Është e rëndësishme sepse kjo pjesë është para lagje e qytetit dhe ky lumë bëhet i rrëmbyeshëm kur ka të reshura dhe shpeshherë i ka marrë banorët dhe po zgjidhet ky problem”, ka thënë ai. /EO