Djali i Jakup Krasniqit - Altini i bashkohet PDK-së

Djali i Jakup Krasniqit - Altini i bashkohet PDK-së

Aktuale December 04, 2024 - 10:45

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mirëpritur në parti të birin e Jakup Krasniqit, Altinin, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së.

Kryetari Krasniqi është shprehur i lumtur që PDK-së po i bashkohet një zë i ri, por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit.

Sipas Krasniqit, Altini nuk është thjesht djali i një personaliteti të jashtëzakonshëm si Jakup Krasniqi, përkushtimi i të cilit për Kosovën mbeti i palëkundur si në luftë, ashtu edhe në paqe.

“Altini përfaqëson premtimin e një gjenerate të re, të gatshme për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta. Me energjinë, vizionin dhe përkushtimin e tij, Altini po i hyn politikës për të nderuar trashëgiminë e babait të tij dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të mirë. Altin, mirë se erdhe në PDK! Me ty si deputet, Kosova mundet ma mirë!”, tha kreu i PDK-së.