Osmani takohet sot me kreun e KE-së dhe me presidenten e Parlamentit Evropian
Aktuale
December 04, 2024 - 08:13
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të qëndrojë në kryeqendrën e Bashkimit Evropian - Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme me lidershipin e BE-së.
Osmani do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Presidentja e Kosovës do të takohet gjithashtu edhe me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Sipas agjendës së publikuar, presidentja Osmani do të takohet pasdite me Metsolën.
Fillimisht do të bëhet arritja, më pas do të bëhet fotografia e përbashkët dhe në orën 14:00 do të zhvillohet takimi mes tyre.