Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Costa: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Aktuale December 03, 2024 - 23:35

Presidenti i ri i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka pritur të martën në takim liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me një fotografi të përbashkët, Costa ka thënë se, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, shkruan Zeri.info.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Marta Kos në darkën e sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në “X”.

Në këtë takim, Kosova u përfaqësua nga kryeministrit Albin Kurti, i cili më herët përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka theksuar se Costas i ka thënë se, Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar në rrugën drejt BE-së. /Zëri