El Salvadori dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit
Foto: Laura Hasani

El Salvadori dënon ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit

Aktuale December 03, 2024 - 21:43

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, të premten e kaluar shkaktoi shqetësim të madh tek aleatët e Kosovës, por jo vetëm, të cilët e dënuan rastin në fjalë.

Në mesin e shumë vendeve është edhe El Salvadori.

Ministria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare e këtij shteti e dënon ashpër sulmin terrorist dhe shpreh solidarizimin me të prekurit.

Presidentja Osmani e ka falënderuar El Salvadorin dhe homologun e saj Bukele.

“Faleminderit, El Salvador, për solidaritetin tuaj. Faleminderit për mbështetjen, President Nayib Bukele”, ka shkruar Osmani. /Zëri