Qeveria mbulon shpenzimet për protezat e invalidëve civilë të luftës
Aktuale
December 03, 2024 - 18:53
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të martën ka njoftuar se ka marrë vendim për mbulimin e shpenzimeve për protezat e invalidëve civilë të luftës.
“Pas vendimit për mbulimin e kostove për proteza për veteranët e UÇK-së, sot kam nënshkruar vendimin që mbulon shpenzimet për proteza edhe për të gjithë invalidët civil të luftës”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Në mars të këtij viti, ministri i Shëndetësisë pati marrë vendim për mbulimin e kostove për protezat për veteranët e UÇK-së. Vendimi ishte mirëpritur nga kjo kategori.
Ky trajtim mjekësor, siç pati thënë Vitia më herët, kryhet aktualisht jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe ka të bëjë me ndërrimin, mirëmbajtjen dhe vendosjen e protezave për invalidët e luftës.