SBASHK: Nesër protestojmë, pastaj analizojmë situatën për veprime të tjera
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës – SBASHK ka mbajtur një konferencë për media, me të cilën ka njoftuar se nesër do të mbahet një protestë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë se nuk i kanë mbajtur premtimet, gjë që po i shtyn këta të protestojnë nesër.
“Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë para se të vinin në pushtet, deklaruan se do të përkrahin zërin sindikal, por kanë bërë të kundërtën gjatë gjithë këtyre viteve. Nuk e nënshkruan marrëveshjen kolektive, duke ua mohuar punëtorëve mundësinë për të ruajtur të drejtat e tyre në punë dhe për të ruajtur benefitet e tre si çdo punëtor në botë”, tha Jasharaj në konferencën për media, transmeton Zeri.info.
Jasharaj theksoi se pas protestës së nesërme do të analizojnë situatën dhe do të angazhojnë ndërmjetësuesin që ta bëjë punën e tij. /Zëri