Qeveria mban mbledhje, ndryshon dhe plotëson vendimin për marrëveshjen ushtarake me Turqinë

Qeveria mban mbledhje, ndryshon dhe plotëson vendimin për marrëveshjen ushtarake me Turqinë

Aktuale December 03, 2024 - 10:36

Qeveria e Kosovës ka njoftuar sot se mbrëmë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë, të datës 23.10.2024.

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e 23 tetorit të këtij viti kishe aprovuar në parim nismën për lidhje të marrëveshjes së bashkëpunimit “Protokoll për trajnimin dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetit ushtarak” nëpërmjet ministrisë Mbrojtjes së Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu në vendimin e 23 tetorit thuhet se obligohet Ministria e Mbrojtjes për ndërmarrjen e hapave konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 04/L-052 për marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Qeveria në njoftimin e dërguar sot nuk ka treguar se çfarë saktësisht është ndryshuar nga ky vendim. /Zëri