KQZ-ja kërkon që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzohet kërkesa e MPJD-së

KQZ-ja kërkon që votimi jashtë vendit të bëhet në ambasada, refuzohet kërkesa e MPJD-së

Aktuale December 02, 2024 - 19:42

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Në këtë letër, është kërkuar hapësira shtesë për qendra të votimeve jashtë Kosovës për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Anëtarët e KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë kundërshtua këtë kërkesë.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se kjo kërkesë është e kundërligjshme pasi që sipas tij kjo vjen nga radhët si kryetare e partisë, siç është Donika Gërvalla.

“E para konsideroj që shkresa të tilla të cilat vijnë me kufizime kaq të shkurta kohore janë të paarsyeshme për t’u trajtuar. E dyta jemi duke fol për një shkresë e cila vjen nga radhët e një kryetare të një partie politike, pra nuk vjen në cilësinë administrative institucionale, pra do duhej të vinte nga sekretari i MPJD-së… Lidhur me temën që kërkohet të trajtohet përmes kësaj shkrese, konsideroj që kjo temë është mbyllur atëherë kur e ka pas kohën në kuadër të Ligjit për Zgjedhje që ka qenë 28 gushti dhe kur janë miratuar të gjitha qendrat e votimit sa i përket votimit fizik në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit. Për hir të korrektsisë edhe me ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme, duke ëprfshirë këtu të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës përjashto këtu Listën Serbe, kanë mbështetur një Ligj që mundëson votimin fizik në Ambasada”, theksoi ai.

Po ashtu kundër kësaj kërkesë ishte edhe anëtari tjetër i KQZ-së nga radhët e LDK, Sami Hamiti.

Hamiti konsideron se kjo shkresë është ndërhyrje në institucionin e KQZ-së.

“Konsideroj se për këtë shkresë nuk do të duhej të debatonim… Kjo shkresë është ndërhyrje direkte në institucionin e pavarur, mund ta trajtoni qysh të doni… Është një proces zgjedhor, i cili me ligjin zgjedhor që është bërë një vit dhe janë përcaktuar ato qendra votimi dhe janë ankimuar, madje vendimet e Gjykatave i kanë dhënë të drejtë KQZ-së në secilën pikë”, tha ai.

Ndërsa, Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se kërkesa e MPJD-së nuk përbën presion.

“Ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, kjo është e para… U përmenden Gjykatën. Unë po e lexoj dhe tash po e lexoj dhe bash u mendova se çfarë presioni qenka duke I bërë me ketë letër në kryetarin. Nuk po shoh fjali që i bën presion as ndaj kryetarit e as ndaj KQZ-së. Kështu nuk ka kurrfarë presioni, vetëm është kërkuar ajo që është me të drejtë”, tha ai.