Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e trafikimit njerëzor
Foto: Laura Hasani

Ambasada Amerikane rithekson përkushtimin për zhdukjen e trafikimit njerëzor

Aktuale December 02, 2024 - 18:22

Në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Skllavërisë, Ambasada Amerikane në Prishtinë ka theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të adresuar problemin global të trafikimit të qenieve njerëzore.

Në një deklaratë të bërë publike, Ambasada theksoi se trafikimi njerëzor prek në mënyrë disproporcionale grupet e margjinalizuara dhe ato me më pak mundësi, përfshirë gratë dhe vajzat.

“SHBA vazhdon përpjekjet e saj përmes katër shtyllave kryesore: parandalimi, mbrojtja, ndjekja penale dhe partneriteti,” thuhet në deklaratë.

Ky mesazh është pjesë e nismës globale për 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, një fushatë ndërkombëtare që synon ngritjen e vetëdijes për çështjet si trafikimi, skllavëria moderne dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore.