Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrainë
Foto: Laura Hasani

Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrainë

Aktuale December 02, 2024 - 16:32

Deputeti i FDP-së (Free Democratic Party), Thomas Hacker, ka shkruar se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ngjason me veprimet ruse në Ukrainë.

Në një shkrim në platformën ‘X’, Hacker ka shkruar se ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm.

“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ngjason me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm. Fakti që organizatori i dyshuar i sulmit në Banjska është ende duke shijuar lirinë e tij në Serbi është një turp, por fatkeqësisht, nuk është ndonjë surprizë e madhe“, ka shkruar Hacker.