Kurti takon ambasadorin e Turqisë në Kosovë, flasin për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale
Aktuale
December 02, 2024 - 15:03
Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se në takim u diskutuambi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe shprehu mirënjohjen për shtetin dhe popullin turk për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës”, thuhet më tutje në komunikatë. /Zëri