Deputeti i PDK-së përmend ikjen e mjekëve, i kundërpërgjigjet Vitia
Foto: Laura Hasani

Deputeti i PDK-së përmend ikjen e mjekëve, i kundërpërgjigjet Vitia

Aktuale December 02, 2024 - 15:01

Ikja e mjekëve nga vendi ka përplasur edhe ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe deputetin e PDK-së Abelard Tahiri.

Ministri Arben Vitia thotë se kanë ikur vetëm 80 mjekë, derisa sipas tij janë rikthyer 196 mjekë për shkak të përmirësimit të kushteve të punës.

“U përmenden sigurimet shëndetësore çdo hap që jemi duke e bërë është në kuadër të sigurimeve shëndetësore. Deputetë të nderuar e qytetarë të dashur, nuk mund t’ju kërkojmë 3.5% nga pagat tuaja pa i rregulluar shërbimet dhe pa i shtuar këto shërbime. Nuk kemi premtuar për spitalet e reja këtë, nuk di nga doli, mirëpo për spitale të reja kanë premtua ata në fushata”, theksoi ai.

E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se për katër vjet qeverisje kanë ikur 600 mjekë nga sektori publik.

“Prej vitit 2020 kur ti je emëruar për herë të parë ministër i Shëndetësisë deri në këtë vit kur ti ende je ministër i Shëndetësisë dhe po e përfundon me kismet prej zotit kanë ikur 600 mjekë, jo për infermierë, jo për teknik medicinalë, mjekë dhe mjeke 600 kanë ikur”, tha Tahiri.