Nagavci flet për ndërtimin e çerdheve, thotë se u tentua bojkotimi i ndërtimit të tyre
Aktuale
December 02, 2024 - 14:31
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur rreth ndërtimit të çerdheve në të gjithë territorin e Kosovës.
Ajo ka thënë se kryetarët e komunave e subjekte politike kanë tentuar të bojkotojnë ndërtimin e tyre.
“Në momentin që i kemi planifikuar 160 çerdhe, ndonëse ju kemi njohur, megjithatë ka qenë e vështirë e imagjinueshme që kryetarë të komunave, subjekte politike, do të bojkotojnë ndërtimin e këtyre çerdheve, vetëm për të thënë se Lëvizja nuk po e realizon premtimin e vet. Kemi vendosur gur themelin te çerdhja te Medreseja dhe kemi pritur për dy vjet për të na u lëshuar leja që të vazhdojmë me ndërtimin. Kemi dërguar letër formale, ku kemi kërkuar të na sigurojë lejen e ndërtimit. Nuk ka pasur asnjë reagim”, tha ministrja.