Replika mes Tahirit e Kurtit për Shtëpinë e Bardhë
Aktuale
December 02, 2024 - 13:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetit të AAK-së Besnik Tahirit për Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kjo pasi Tahiri tha se Kurtit “nuk i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit”.
“Kam vështirë të diskutoj sepse me gjithë respektin, deputeti Tahiri në fjalën tuaj hyrëse ju thatë kryeministrit nuk i ka shkelur këmba në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe Shtëpi të Bardhë. Sekretarin Blinken ku e kam takuar? Jake Sullivan ku e kam takuar? Ne mund të diskutojmë për bindje dhe opinione të ndryshme, për mendime dhe qëllime të ndryshme, por nëse ju i mohoni faktet, aty nuk ka debat më”, tha shefi i Qeverisë, njofton Klankosova.tv.