Maqedonci: U banalizua çështja e ushqimit, asnjë ushtar s’ka mbetur pa bukë e tani ushqehen edhe më mirë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, para deputetëve në seancë tha se çështja e ushqimit të ushtarëve të FSK-së është banalizuar shumë.
“Është çështje që është banalizuar shumë. Asnjëherë nuk kemi pasur ushtar që ka mbetur pa bukë. Në asnjë moment e asnjë rast nuk ka pasur që ushtarët e Kosovës kanë mbetur pa ushqim, në asnjë rast nuk kanë pasur ushqim që nuk ka qenë në përputhje me standarde. Ka pasur vështirësi në ditët e para që kemi ndryshuar kompaninë, kjo ka ndodhur për arsyen që kemi ndërpre fenomenin që për vite të tëra është bërë kontrata emergjente, për 9 vjet që ka dëmtuar buxhetin e shtetit dhe nuk ka siguruar ushqim për FSK-në”, tha Maqedonci.
Ai tha se sulmi i 29 nëntorit dëshmoi për rendim që FSK-ja të ketë vetëqëndrueshmërinë me ushqim.
“Koncepti i veteqëndrueshmërisë me ushqim përveçqë ka një kosto shumë më të ulët të shpenzimeve në krahasim me buxhetin e planifikuar, jep mundësinë të shërbehen me ushqim edhe me kualitativ”, tha ministri Maqedonci.