Gashi: Kurti ka dështuar me secilin premtim parazgjedhor
Shefi i GP të LDK-së Arben Gashi ka thënë se qeveria “Kurti” ka dështuar me secilin premtim parazgjedhor që ka dhënë.
Ai ka thënë se kjo qeveri dhe kryeministri Kurti është e zhytur në korrupsion e skandale dhe sipas është qeveri e dobët dhe e paaftë.
“Një gjë është e sigurt, kryeministri e ka pasur fjalim më të gjatë në histori dhe në asnjë moment në detyrën e tij si kryeministër. Kjo qeveri e majtë edhe pse premton bashkëpunim me sindikatat i ka përbuzur dhe fyer publikisht. Vetëm një sukses ka pasur hartimin e doracakut për edukimin seksual për fëmijë, një shkelje e rënd e privatësisë, devijim social e moral… Afera ‘zdravo’ ku dëgjohet shefja e GP duke folur me kriminelin Radoiçiq… kush është kjo qeveri dhe pse kjo qeveri është këtu ku është sot. Kjo është për shkak i aferave, korrupsionit, pa aftësisë dhe nepotizmit. Pra kryeministër je i dobët, je i paaftë, i korruptuar, i zhytur në skandale”, tha ai.
Gjatë fjalimit të Gashit, deputetja e LVV-së Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka reaguar duke kërkuar që deputeti Gashi të ndërpresë fjalën, pasi sipas saj këto janë gënjeshtra.