“Keni vjedh aty ku s’duhet të vidhet”, deputetja Kadrijaj shkakton të qeshura në Kuvend
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po diskutohet për katër vjet qeverisje, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka shkaktuar të qeshura pa fund.
Ajo duke kritikuar kryeministrin Kurti me vartësit e tij për mospunën dhe zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, si dhe djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilën Kadrijaj tha se e ka bërë vetë pushteti, theksoi edhe që kjo qeveri ka vjedhur aty ku s’duhet të vidhet, raporton Zeri.info.
Ka qenë pikërisht kjo fjali, e cila shkaktoi të qeshura, por Kadrijaj nuk u ndal duke ia numëruar dështimet Kurtit.
“Keni vjedh aty ku s’duhet me vjedh. Keni godit aty ku s’duhet të goditet shteti. Po, keni vjedh ku s’duhet, e keni godit ushtrinë e Kosovës. Sot ushtarët e Kosovës po hanë bukë e pashteta, sot ushtarët e Kosovës nuk kanë uniforma, sot Policia e Kosovës nuk kanë uniforma. Dhe qeshu, se sot ushtarët e Kosovës po hanë bukë e pashteta. Ti e ke degradu secilin nivel të kësaj qeverisje. Po, keni vjedh edhe në rezerva shtetërore ti zotni që po qeshni, qeshni. Keni vjedh edhe në subvencione, se duhet me ju ardhë marre që po ju dalin hajnitë për çdo ditë, keni vjedh keni sakatu”, theksoi Kadrijaj, raporton më tutje Zeri.info.
E cila foli edhe për mosndërtimin e rrugëve në vendin tonë, e që i quajti dështim të kësaj qeverisjeje. /Zëri